Ngjarja e Bularatit, Presidenti Meta: Ngjarje e izoluar

Me anë të zëdhënësit të tij, Presidenti Ilir Meta ka reaguar për ngjarjen në Bularat ku mbeti i vrarë 35-vjeçari Kostandinos Kacifas.

Presidenti e konsideron ngjarjen si të izoluar e cila sipas tij nuk duhet të zbehë miqësinë shqiptaro-greke.

“Minoriteti grek në Shqipëri dhe emigrantët shqiptarë në Greqi do vazhdojnë të jenë ura solide të këtyre marrëdhënieve dhe kësaj miqësie”.

Presidenca ka vlerësuar qëndrimet e ministres së Kulturës së Greqisë lidhur me ngjarjen dhe ju bën apel të gjithëve të qëndrojnë larg përpjekjeve për të shfrytëzuar këtë ngjarje për retorikë nacionaliste e nevoja politike destruktive.

” Në të njëjtën kohë Presidenti Meta thekson se parulla e shfaqur dje në shkallët e stadiumit “Selman Stërmasi” gjatë ndeshjes Partizani-Skënderbeu është jo vetëm e papranueshme, por thellësisht e dënueshme.

Një parullë e tillë antisportive dhe raciste është edhe një fyerje për korifenjtë e futbollit shqiptar që nderuan fanellën e ekipit tonë kombëtar duke pasur kombësinë greke.

Sidoqoftë këto ngjarje të izoluara duhet të na shërbejnë si një kambanë alarmi për të parandaluar dhe frenuar që në gjenezë pasojat e gjuhës së urrejtjes mes popujve tanë”, thuhet në reagimin e zëdhënësit të Presidentit të Republikës.

Lër një koment