TË FUNDIT

Ngjarja e Kavajës, 13-vjeçarja dëshmon 3 orë në gjykatë

Adoleshentja 13-vjeçare, e cila u përdhunua nga 8 adoleshentë në Kavajë ka dëshmuar sot në prani të psikologes për rreth 3 orë në Gjykatën e Durrësit.

Ndërkohë Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimin për drejtorinë arsimore dhe drejtuesit e shkollës, pasi nuk kanë referuar rastin në prokurori.

Sipas dëshmisë së saj, stafi pedagogjik ishte në dijeni të abuzimit ditë më parë, por nuk e kanë denoncuar në strukturat e tjera shtetërore.

Dëshmia e vajzës do të përdoret si provë në procesin ndaj 8 të akuzuarve, apo personave të tjerë që mund të rezultojnë të implikuar në krimin tronditës. (real-news.tv)

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat