fbpx

Ngjarja e rëndë/ I moshuari i jep fund jetës në Vlorë, varet në ballkonin e shtëpisë

LAJMI-I-FUNDIT-1-1-822x462-4-1-2-1-1.jpg

Një tjetër ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur në Vlorë. Një 63 vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme.

Blutë e qytetit bregdetar bëjnë me dije se 63 vjeçari me inicialet N.D është gjetur i vetëvarur në ballkonin e shtëpisë së tij në lagjen “29 Nëntori”. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 18:45, ndërsa i moshuari siç raporton Policia jetonte i vetëm.

“Rreth orës 18:45, në lagjen “29 Nëntori”, Vlorë, në ballkonin e banesës së tij është gjetur i vetëvarur shtetasi N.D., 63 vjeç. Ky shtetas jetonte vetëm dhe nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303