Ngjarja e rëndë në Cerrik, 53-vjeçari vdes nga aksidenti në punë

LAJMI-I-FUNDIT-1-1-822x462-4-1-2-1-1.jpg

Një tjetër aksident në punë i ka mattë jetën nëj shqiptari.  Një 53 vjeçar ka ndërruar jetë pasi ka rënë nga shkallët e një betoniereje në Cerrik. Në pranga ka rënë administratori i firmës.

“Policia vë në pranga administratorin e firmës ku humbi jetën 55-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Kr.im.it në Komisariatin e Policisë Cërrik, në përfundim të veprimeve hetimore, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin : A.S., 53 vjeç, banues në fshatin Shalës, Cërrik.

Në firmën e ndërtimit ku ky shtetas është administrator, ditën e djeshme shtetasi A.Q., 55 vjeç, banues në fshatin Shalës , Cërrik punëtor i kësaj firme, duke punuar është rrëzuar aksidentalisht nga shkallët e betonieres dhe ka ndëruar jetë në Spitalin Rajonal Elbasan.

Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303