fbpx

Ngjarja e rëndë në Durrës, Policia jep njoftimin, ja ç’ndodhi

Policia ka dhënë informacion lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi në Durrës, ku një person humbi jetën pasi u përplas nga një makinë teks aishte duke udhëtuar me biçikletë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 20.09.2020, rreth orës 08:03, në lagjen nr.14, Shkozet, Durrës, shtetasi G.M., duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar biçikletistin, një shtetas ende të pa identifikuar rreth 65 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.