fbpx

Ngjarja e rëndë në hotelin në Tushemisht, policia jep njoftimin…ka të arrestuar

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në një hotel në Pogradec, ku autorët qëlluan me breshëri plumbash drejt automjeteve të parkuara duke shkaktuar dëme të  shumta materiale në automjetet e pushuesve, policia ka njoftuar sot se ka evidentur autorët.

Një 34-vjeçar është arrestuar nga policia ndërsa janë shpallur në kërkim 3 bashkëpunëtorët e tij për ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme pranë një hoteli në  Tushemisht. Hoteli ndaj të cilit kanë hapur zjarr është në pronësi të Jetmir Muçollarit.

Shënjestra dyshohet se ka qenë hoteli. Ndërkohë policia bën me dije se është sekuestruar 1 mjet motor, 2 skafandra të përdorura nga autorët, municion luftarak, pamje filmike dhe prova balistike.

“M. T., 34 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec (i dënuar më parë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zj.arr”).

Si edhe u shpallën në kërkim shtetasit:

  1. B., 52 vjeç, banues në Tiranë.
  2. B., 34 vjeç, banues në Pogradec.
  3. S., 28 vjeç, banues në Pogradec”, thuhet në njoftimin e policisë.