fbpx

Ngjarja e rëndë në Tiranë, mësohen identitetet e viktimave, një vajzë është gjallë

Një ngjarje shumë e rëndë që ka tronditur opinionin raportohet nga Kombinati në Tiranë. Policia ka dhënë informacionin zyrtar teksa bën me dije se nënë e bijë, përkatësisht 56 dhe 30 vjeç në Kombinat u gjetën të pajeta brenda banesës së tyre, ndërkohë që rëndë në spital është edhe vajza tjetër e familjes.

Mediat raportojnë se Zhaneta Josifi dhe Anisa Josifi janë gjetur të pajeta,  ndërsa vajza qe është gjallë quhet  Blerta Josifi.

“Më datë 02.07.2020, shtetasi S.F, ka njoftuar në Komisariatin e Policisë nr. 6 se në rrugën “Hamdi Cenoimeri”, motra e tij nuk i përgjigjej në telefon dhe nuk i hapte derën e banesës.

Në banesë kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses dhe pasi kanê hapur derën, kanë gjetur pa shenja jete shtetasen ZH.J., 56 vjeçe dhe vajzën e saj A.J., 30 vjeçe, ndërsa vajza tjetër B.J, rreth 34 vjeçe, është dërguar në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Paraprakisht nga veprimet e para hetimore dyshohet se janë vetëflijuar .

Grupi hetimor i përbërë dhe nga dy ekspertë të mjekësisë ligjore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.