fbpx

Ngjarja e rëndë që tronditi Elbasanin, Policia jep detaje shokuese

makin-1.png

Policia e Elbasanit ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen që tronditi sot Elbasanin.

Sipas policisë rreth orës 09:00,  njoftimi paraprak ka ardhur nga Korça duke njoftuar se makina Pasat i zi me targa Greke IEH 3922,  nuk i ka ndaluar shërbimeve të policisë në Korçë dhe Pogradec dhe është larguar me shpejtësi në drejtim të Elbasanit.

Menjëherë  në Librazhd është ngritur pikë kontrolli e përforcuar , por drejtuesi i mjeti sa ka parë policinë ka marrë përpara  bllokuesit e rrugës të vendosura për ndalimin e tij, duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë dhe ka vijuar me shpejtësi të madhe në drejtim të Elbasanit.

Shërbimet e Policisë së Librazhdit janë vënë në ndjekje të mjetit deri në Elbasan duke mbajtur komunikim me shërbimet  policisë në Elbasan.

Për kapjen e tij janë angazhuar edhe Forcat Shqiponja, ato të Patrullave të Përgjithshme dhe të Qarkullimit Rrugor, në hyrje të qytetit Elbasan  në aksin rrugor Librazhd -Elbasan, kanë ngritur pikë kontrolli duke bllokuar rrugën.

Por edhe këtu Ardilent Shehu ka tentuar të largohet duke goditur makinën e policisë dhe dy mjete të tjera. Si pasojë është plagosur jashtë rrezikut për jetën një punonjës policie dhe 4 të tjerë.

Ardilent Shehu 27 vjec , banues në Gjirokastër është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.

Ky person sipas policisë edhe  në vitin 2018 , ka kryer të njëjtat veprime duke mos ju bindur urdhrit  të punonjësit  të policisë për të ndaluar. Nga kontrolli i mjetit nuk u gjetën armë apo lëndë narkotike por vetëm disa targa automjetesh.

Ndërkohë policia thekson se nuk ka pasur asnjë të shtënë me armë zjarri gjatë ndalimit të automjetit.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303