Ngjarja e rëndë/ Tre gra dhunojnë keq një tjetër grua

Tre gra kanë dhunuar një tjetër grua dhe më pas janë vënë në pranga nga policia. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Kosovë, në ‘Rrugën B’ në Prishtinë.

Është mësuar se gruaja e dhunuar është lënduar shumë dhe ka plagë të rënda në trup, ku më pas ajo ka marrë trajtimin e duhur në spital. Ndërsa tre të arrestuarat janë mbajtur ende në komisariat edhe pasi janë marrë në pyetje, me  vendimin e prokurorit.

Por akoma  nuk janë mësuar se cilat janë shkaqet që çuan në këtë përplasje tre gratë shqiptare identiteti i të cilave nuk është mësuar akoma. Një detaj tjetër i rëndësishëm nga kjo ngjarje është se e dhunuara, nuk njihej më parë me tre gratë.