Ngjarja në Vlorë, arrestohet i plagosuri i atentatit

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme në ‘Ujin e Ftohtë’ të Vlorës. Ndërkohë, sot autoritetet kanë bërë të mundur arrestimin e të plagosurit të atentatit, Armando Sulejmanit.

Mësohet se atij iu gjet një pistoletë pa leje nga policia. Kujtojmë që Sulejmani ose siç njihet ndryshe me nofkën ‘Çipuri’ mbeti i plagosur, ndërsa kunati dhe shoku i tij humbën jetë nga atentati ditën e djeshme.  Nga informacionet thuhet se shënjestra e autorëve ishte Sulejmani.

Një tjetër atentat u realizua ndaj tij në 2016-ën, ku nga 11 plumba vetëm një arriti të kapte trupin e Sulejmanit.  Ai ka qenë i dyshuar për atentatin ndaj Ferdinand Llanajt, ku në vitin 2002, Sulejmani u dënua me 20 vite burg./real-news.tv