fbpx

Ngjarja që tronditi vendin/ Vrasja e teknikut të kondicionerit, dorëzohet në polici Albano Kusi

Screenshot_16-6.jpg

Vrasjen e teknikut të kondicionerit Indrit Çelaj, ngjarje që tronditi gjithë vendin pak kohë më parë, ka një tjetër zhvillim.  Vetëdorëzohet në polici Albano Kusi, vëllai i dytë i akuzuar si i implikuar në këtë ngjarje.

Mësohet se 28-vjeçari është paraqitur sot në drejtorinë e policisë, ndërsa rreth një muaj më parë u vetëdorëzua dhe vëllai i tij Griseldo Kusi. Dy vëllezërit Kusi ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar në lidhje me krimin e kryer e cila tronditi kryeqytetin në 23 gusht të këtij viti.

“Në vijim të veprimeve për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në rrugën “Muhamed Gjollesha”, si rezultat i kontrolleve të pandërprera të ushtruara në ambientet të ndryshme e banesa, dhe përdorimit të metodave proaktive, si dhe pas negociatave me avokatin dhe familjarët, është bërë e mundur që në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë të vetë dorëzohet shtetasi në kërkim Albano Kusi

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës dhe Pronës, bënë ekzekutimin e urdhërit të ndalimit të lëshuar nga Prokurori si dhe të vendimit të Gjykatës së Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë e cila ka vendosur masën e sigurisë Arrest në Burg, për shtetasin :

Albano Kusi, 28 vjeç, lindur në Tiranë dhe banues në Tiranë,

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në datë 25.08.2019, ka dërguar urdhërin e për ekzekutimin e vendimit penal të datës 25.08.2019, të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, e cila ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest ne burg”, për shtetasin Albano Kusi për Veprat Penale të “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” e kryer në bashkëpunim.

Shtetasi Albano Kusi, në datë 22.08.2019, rreth orës 11.00, në rrugën Muhamet Gjollesha, Tiranë, në ambientet e katit të parë të godinës tre katëshe në pronësi të shtetasit Bujar Kusi, ka kryer veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës, në lidhje me vrasjen me armë zjarri të shtetasit I. Ç.

Materialet në ngarkim të shtetasit Albano Kusi, i dërgohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësore Tiranë për veprat penale të “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” e kryer në bashkëpunim”, njofton policia.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303