fbpx

Ngjarja shokuese/ 30 vite burg shqiptarit që vrau gruan

Një shqiptar është dënaur me 30 vite burg. Vendimi është konfirmuar nga Gjykata e Apelit në Bolonja për Xhevdet Mehmetin, 58-vjeçarin i cili vrau gruan e tij, Elsa Terziu.

Xhevdet Mehmeti, 58 vjeç  qëlloi me thikë bashkëshorten e tij pas një sherri në kuzhinën e banesës në prani të djalit 17-vjeçar.

Pak minuta pas krimit ai u dorëzua në polici. Ngjarja e rëndë ndodhi në 27 maj 2018, rreth orës 16:00 në Piacenza. Alarmin për vrasjen e dha djali i çiftit, i cili ndodhej në shtëpi në momentin e ngjarjes.

Burri ka kapur një thikë dhe ia ka vënë në qafë gruas së tij. 52-vjeçarja Elsa Terziu vdiq e përgjakur pak çaste pas sulmit.