Ngjarja te ‘Petro Nini’, familjet i drejtohen institucioneve

Ditën e djeshme, dy familje që banonin pranë shkollës ‘Petro Nini Luarasi’ dolën në rrugë duke protestuar kundër vendimit të gjykatës për lirimin e këtij trualli. Familjet Llapa dhe Dervishaj penguan përmbarimin të përfundonte urdhrin nga Gjykata dhe sot ata ndodhen përpara institucioneve.

Gjithashtu, edhe pronari i banesës, Aleksandër Gavoci ka ngritur një padi ndaj dy familjeve, që sipas tij i kanë zënë truallin gjatë viteve ’49 e më tej.

Familjet Llapa dhe Dervishaj i janë drejtuar Gjykatës së Apelit për të rishqyrtuar edhe një herë dokumentacionin, që pronar të truallit nxjerr Aleksandër Gavoci. Ndërkohë, sot u pezullua nga puna 3 ditë Blerta Dervishi, një nga banoret e familjes Dervishi, e cila ushtronte detyrën si efektive te ‘Shqiponjat’./real-news.tv