Ngjarja tragjike me mësuesen nga Korça, Kuvendi mban 1 minutë heshtje

1-minute-heshtje-655x356.jpg

Ngjarja e rëndë e ndodhur në Korçë dy ditë më parë, ku një mësuese humbi jetën si pasojë e një aksidenti rrugor me makinën që shkonte për në punë, ka bërë që Kuvendi të mbajë sot një minutë heshte.

Ishte kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili u kërkoi kolegëve të mbanin një minutë heshtje për mësuesen nga Devolli, Luiza Dule.

“Për t’u kthyer tek shqiptarët, unë do të doja ta ndërprisja sado pak fjalën time dhe t’i kërkoja Kuvendit të mbanim një minutë heshtje për mësuesen e nderuar Luiza Dule, që sot nuk jeton më por që humbi jetën duke shkuar për të kryer detyrën më të shenjtë, atë të mësuesit”, tha Balla. /Real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303