Ngjarja tragjike/ Shembet diga në minierë, ka disa të vdekur

Një ngjarje vërtet shumë e rëndë ka ndodhur, ku të paktën 15 persona kanë gjetur vde.kjen dhe 13 të tjerë janë zhdukur, pas shembjes së digës në një minierë ari në Siberi.

Diga, në lumin Seiba në rajonin e Krasnoyarsk, u shemb pas shirave të dendur që ranë në vend gjatë ditës së djeshme, duke përmbytur kabinat në të cilat jetonin punëtorët.

Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar zyrtarët që të japin ndihmën e tyre dhe të hetojnë arsyet e këtij incidenti.

Miniera ndodhej rreth 160 km (100 milje) larg jugut të qytetit të Krasnoyarsk, dhe rreth 4,000 km (2.500 milje) në lindje të Moskës.