fbpx

Ngjarja tronditëse, u qëllua me armë kushëriri i deputetit të PS, Policia zbulon ç’ndodhi sot

qell.jpg

Detaje të reja kanë dalë sot nga ngjarja e rëndë që ndodhi ditën e djeshme në Shkodër. Policia bën me dije se ka arrestuar autorin që  qëlloi me armë ditën e djeshme F.H, 30 vjeç, djalin e xhaxhait të deputetit të PS, Luan Harusha.

Njoftimi i policisë:

Ndalohet autori i dyshuar i ngjarjes së ndodhur dje, me datë 29.06.2020, në fshatin Vukatanë, Shkodër.

Nga strukturat e DVP Shkodër, në vijim të hetimeve intensive për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, u bë identifikimi dhe ndalimi i autorit të dyshuar, shtetasit Gj. P. 33 vjeç, banues në Lagjen “Mark Lula” Shkodër, i cili ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Advertisement

Ky shtetas u ndalua pasi dyshohet se në orën 12:30, datë 29.06.2020, në fshatin Vukatanë, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit në pronësi të DPSHTRR, që drejtohej nga shtetasi F. H., 30 vjeç, banues në Dobraç, Shkodër.

Vijojnë hetimet e mëtejshme për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303