fbpx

Ngjarje e rëndë/ 17-vjeçari i ngul kaçavidën 31-vjeçarit, detajet e para…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës. Policia bën me dije se një 17-vjeçar është arrestuar pasi plagosi me kaçavidë një person tjetër.

Ky i fundit u shoqërua për në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasin:

“A. M., 17 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 13, Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet të fortë (kaçavidë), në pjesën e krahut, shtetasin D. V., 31 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve” – njofton policia.