fbpx

Ngjarje e rëndë/ 2 persona gjenden të pajetë, vijojnë hetimet

800-0-6104f66adeebb.jpeg

Dy persona janë gjetur të pajetë në shtëpitë e tyre, ku njëri rast ka ndodhur në Prishtinë, e tjetri në Fushë Kosovë.

Për rastin në Prishtinë, Policia ka bërë me dije se viktima ishte raportuar se është gjetur i alivanosur, por se më pas ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen.

“Rr. Dëshmorët e Kombit, Prishtinë 30.07.2021 – 16:20. Është raportuar se viktima mashkull kosovar ishte gjetur i alivanosur në banesën e tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Edhe në Fushë Kosovë, është gjetur një person pa shenja jete.

“Rr. Dardania, Fushë Kosovë 30.07.2021 – 23:25. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, në banesën e tij ishte gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe mjeku i cili e ka konstatuar vdekjen. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, ka njoftuar Policia.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303