Një ngjarje e rëndë ka tronditur Greqinë, ku një 26-vjeçare shtatzënë në muajin e tetë, në kampin e refugjatëve në Mytilini i ka vënë flakën vetes.
Bëhet me dije se gruaja kishte bërë një kërkesë për të shkuar në Gjermani, por që nuk ishte pranuar për shkak të shtatëzënisë së përparuar. Në shenjë proteste gruaja nënë e dy fëmijëve të tjerë i ka vënë flakën vetes.
Kanë qenë autoritetet e Ministrisë së Emigracionit dhe Azilit që kanë reaguar menjëherë. Ata e kanë dërguar 26-vjeçaren në spital, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën, gjithashtu autoritetet po kujdesen dhe për shëndetin e saj psikologjik.