fbpx

Ngjarje e rëndë/ Bie nga mushka 63-vjeçari, detajet e para

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Strelcë të Lozhanit. Mësohet se një 63-vjeçar ka përfunduar në gjendje të rëndë sepse ka rënë nga mushka.

Policia njoftoi se Jani Milloshi ka rënë nga mushka dhe si pasojë ka marrë plagë të rënda në trup.

Është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë.