fbpx

Ngjarje e rëndë brenda Komisariatit të Durrësit, vret veten një 52-vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Komisariatin e Durrësit gjatë natës së kaluar. Mësohet se ka vrarë veten brenda komisariatit një 52-vjeçar.

Ai është indentifikuar si Tonin Toci dhe ishte shoqëruar në komisariat për dhunë në familje.

Policia ka njotuar se 52-vjeçari kishte vetëm tre orë që kishte mbërritur në Komisariat pasi ishte denoncuar nga familjarët e tij se nën ndikimin e lëndëve alkoolike i kishte dhunuar.

Lidhur me rastin SHÇBA-ja ka nisur hetimet për 2 punonjës policie të cilët akuzohen për “shpërdorim detyre” pasi nuk dihet nëse i kanë zbatuar të gjitha procedurat.

NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË

SHÇBA procedon 2 punonjës policie për shpërdorim detyre, pasi një i shoqëruar për dhunë në familje u vetëvar në paraburgim. Në datën 1 gusht, në mbrëmje, në ambientet e dhomave të shoqërimit të DVP Durrës, nga personeli policor u gjend i vetëvarur shtetasi T.T. Ai ishte shoqëruar për rreth 3 orë, si i dyshuar për veprën penale “Dhunë në familje”, nga policia lokale.

Familjarët kishin denoncuar dhunën e 52-vjeçarit, nëpërmjet një telefonate në numrin unik 112 dhe policia kishte ndërhyrë menjëherë.

Nga hetimet paraprake të SHÇBA, rezulton se viktima ka qenë nën efektin e pijeve alkolike dhe akti është kryer në kohën kur familjarët e tij po shpjegonin në Polici, rrethanat e ngjarjes për dhunën në familje.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, të pranishëm në vendngjarje dhe veprime proceduriale, vazhdojnë të kryhen hetime  për të zbardhur të gjitha rrethanat dhe zbatimin e procedurave standarte nga punonjësit e policisë.

Për punonjësit e policisë: – A.Ç., në funksionin e ndihmës specialistit në Zyrën e Informacionit në DVP Durrës;

– G.B. me detyrë Specialist i Policimit në Zonë, si dhe struktura policore, të cilat sipas funksionit organik dhe procedurave standarde ngarkohen me përgjegjësi të veprimeve konkrete që lidhen me menaxhimin e kësaj situate po kryhen hetime për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

Ndërkohë Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit menjëherë ka nisur hetimin disiplinor për të nxjerrë përgjegjësitë në zbatimin e procedurave standarde.