fbpx

Ngjarje e rëndë, djali i sëmurë mendor vret me thikë nënën e tij             

Një ngjarje e rëndë është raportuar para pak minutash nga policia. Mësohet se një burrë 44-vjeç, i cili vuante nga sëmundje mendore, ka vrarë nënën e tij në banesë.

Më datë 06.08.2020, rreth orës 18:10, në fshatin Buçimas, shtetasi O. Ç., rreth 44 vjeç (i cili vuan nga probleme mendore) dyshohet se ka qëlluar me thikë në banesë, nënën e tij shtetasen F. Ç., rreth 70 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje menjëherë kanë mbërritur shërbimet e policisë të cilat bënë të mundur shoqërimin e autorit të ngjarjes në ambientet e Komisariatit”, njofton policia.