fbpx

Ngjarje e rëndë në Tiranë, 36-vjeçarja hidhet nga pallati, gjen vdekjen e menjëhershme

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para 1 orë në Tiranë.  Një grua i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i pestë i një pallati. 36-vjeçarja ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

“Më datë 02.07.2020, rreth orës 17:40, në rrugën “Aleksandri i Madh” është vetëhedhur nga kati i 5 i pallatit, shtetësia M. Ll., 36 vjeçe, e për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.