fbpx

Ngjarje e rëndë në Tropojë, plagoset me armë një polic

Një ngjarje e rëndë raportohet nga Tropoja. Mësohet se është plagosur një efektiv policie në fshatin Bujan.

Shtetasi R.B ka plagosur me armë zjarri komshiun e tij A.H., ky i fundit punonjës policie por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Policia thotë se polici  ishte jashtë shërbimit dhe ngjarja s’ka lidhje me detyrën.

Njoftimi i plotë i policisë

Më datë 15.07.2020, rreth orës 14:30, në fshatin Bujan, si pasojë e një konflikti të çastit për motive pronësie, shtetasi  R. B., në afërsi të banesës, ka plagosur me armë zjarri pistoletë, jashtë rrezikut për jetën, komshiun e tij shtetasin A. H., punonjës policie i Komisariatit të Policisë Tropojë, i cili në momentin e ngjarjes ishte jashtë shërbimit dhe ngjarja s’ka lidhje me detyrën.

Shërbimet e Policisë janë nisur menjëherë në drejtim të vendit të ngjarjes për të bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit.

Njëkohësisht është ngritur grupi hetimor, i cili po shkon në vendngjarje, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.