fbpx

Ngjarje e rëndë në Vlorë, e goditi skrepi në punë, vdes në vend 25-vjeçari

Një ngjarje shumë e rëndë raportohet nga Vlora. Një 25-vjeçar ka ndërruar jetë për shkak të një aksidenti në punë në Vlorë.

Mësohet se i riu ishte duke punuar për ndërtimin e një pallati në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, në vendin e njohur të quajtur ‘Kalaja’ teksa në rrethana ende të paqarta është goditur nga skrepi dhe ka marrë plagë të mëdha.

Ndonëse është dërguar në spital, ai nuk ka mundur që t’i mbijetojë plagëve të marra.