fbpx

Ngjarje e rëndë në Vlorë, Policia jep njoftimin e menjëhershëm

LAJMI-I-FUNDIT-1-1-822x462-4-1-2-1-1-6tqmcaz6vyxfb2m18bgy1pba624fosnkts0ucs9way0-1-6y2hanzarlbbfnn5x7qct2o318ilgzpmadh9v8zzujs-6y2z7s2oapfcn5kveth2u15e6vtzsm9nte2kpdheezs.jpg

Një automjet është shkrumbuar nga flakët në qytetin e Vlorës. Bëhet me dije se makina është e tipit Opel dhe ngjarja ka ndodhur në lagjen Partizani dhe ka qenë vetë pronari i automjet që ka vënë re flakët e zjarrit në makinë dhe menjëherë ka njoftuar ekipin e zjarrfikësve.

Nuk dihet ende nëse ngjarja është aksidentale apo e qëllimshme, ndërkohë që vijon puna për zbardhjen e rrethanave.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 09:30, në lagjen “Partizani”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur një mjet tip “Opel” i parkuar, në pronësi të shtetasit R. D.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303