fbpx

Ngjarje e rëndë, plagoset 25-vjeçari, detajet e para

Një ngjarje e rëndë ndodhi pak më parë në fshatin Hormovë në Tepelenë, ku si pasojë e një zënke mes dy të rinjsh, një 25-vjeçar është plagosur rëndë me thikë. 25-vjecari me inicialet A.S. është dërguar në spital në gjendje të rëndë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00, ndërsa më pas u dërgua me urgjencë në spitalin e Gjirokastrës.

Policia është vënë në kërkim të autorit i cili dyshohet se është 27 vjeçari me inicialet M.K.