fbpx

Ngjarje e rëndë/ Plas arma, një i vdekur dhe dy të plagosur

LAJMI-I-FUNDIT-1-1-822x462-4-1-2-1-1-6tqmcaz6vyxfb2m18bgy1pba624fosnkts0ucs9way0-1-6y2hanzarlbbfnn5x7qct2o318ilgzpmadh9v8zzujs-6y2z7s2oapfcn5kveth2u15e6vtzsm9nte2kpdheezs.jpg

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në rrugën “Kemajl Azizi”, në Viti të Kosovës. Një person ka ndërruar jetë dhe dy të tjerë janë plagosur nga arma e zjarrit.

“Njëri nga të plagosurit ka  ardhur në gjendje të rëndë shëndetësore. Ai ka ardhur me shenja jete dhe ka vdekur më pas. Personi tjetër është duke u përgatitur për t’u dërguar në Prishtinë, për shkak të gjendje së rëndë shëndetësore”, ka thënë për Express, Ukshin Ismajli, drejtori klinik në Spitalin e Gjilanit.

Njoftimi i plotë:

“Plagosje me armë zjarri”; Ju informojme se me  13 korrik 2021  rethë orës  11:00 në Rr,, Kemajl Azizi” në Viti ka ndodhur një rast gjuajtje me armë zjarri. Policia e Kosovës njësitet e stacionit policor ju kanë përgjegj rastit me urgjencë .

Sipas informatavte të para tre persona janë lënduar si pasoj e gjuajtëjes me armë zjarri, dy nga ta në  gjendje të rëndë, gjersa i treti me lendime të lehta. Dy  të lënduar janë dërguar në spitalin rajonal në Gjilanit, gjersa i treti ndalet për tretman mjeksor në emergjencen e Vitisë.

Policia e Kosovës me njësitet relevante janë në vendin e ngjarjes. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Hetimet se si ka ardhë deri te ky rast i rëndë janë duke i udhëheqë Policia e Kosovës njësitet e hetimeve rajonale në kordinim me Prokurorin e Shtetit.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303