Një tjetër ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur këtë pasdite. Mësohet se një kamion ka rënë në liqenin e Kukësit.
Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i automjetit, një 37-vjeçar nga Kukësi.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën e vjetër të Kukësit, te Ura e Kolshit, ku shtetasi F.Ll., duke drejtuar mjetin tip kamion, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në liqen.
Gjithashtu bëhet e ditur se për gjetjen e trupit janë angazhuar menjëherë polumbarët e RENEA-s, si dhe shërbimet e policisë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje.
Advertisement