Ngjarje e rëndë/ U gjet i vdekur brenda në shtëpi, dyshohet se …

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Panahor te Mallakastres, ku një person është gjetur i pajetë.

Policia ben me dije se shtetasi  H.H, 67 vjeç dyshohet se është vetëvrarë me armën e tij të gjahut.

“Arma me të cilën viktima ka vrarë veten ishte me leje në emër të viktimës”- njofton policia, e cila eshte duke hetuar per zbardhjen e plote te ngjarjes.

Informacion paraprak.

Sot rreth orës 05:20, në fshatin Panahor, Mallakastër, në banesë, dyshohet se është vetëvrarë me armën e tij të gjahut shtetasi H.H, 67 vjeç.

Arma me të cilën viktima ka vrarë veten ishte me leje në emër të viktimës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.