15.5 C
Tirana
E shtunë, 15 Qershor, 2024

TË FUNDIT

Ngjarje e rëndë/ Vëllezërit godasin me sende të forta babanë e tyre, policia zbardh detajet

spot_img

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Librazhd ku 2 vëllezër janë arrestuar pasi kanë dhunuar me sende të forta babë e bir në fshatin Hotolisht.

Në pranga ranë sipas policisë “B. Ç., 46 vjeç, banues në Cërrik dhe Sh. Ç., 44 vjeç, banues në Librazhd (vëllezër)”.

Si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasin A. Ç., 20 vjeç, banues në fshatin Hotolisht.

“Këta shtetas, në fshatin Hotolisht, Librazhd, kanë goditur me sende të forta, për motive pronësie, shtetasin P. Ç., 52 vjeç dhe djalin e tij, shtetasin O. Ç., 20 vjeç”, tha policia.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat