fbpx

Ngjarje e tmerrshme, burri qëllon 8 herë me armë gruan brenda tavernës së vëllait, më pas…

thike.jpg

Një tjetër vrasje ka tmerruar shtetin grek. Bëhet me dije se një 43-vjeçare, nënë e 3 fëmijëve është vrarë nga bashkëshorti i saj. Autori më pas thirri policinë rreth orës 10.30 dhe u vetëdorëzua.

Viktima është një grua 43-vjeçare dhe nënë e tre fëmijëve që sot u vra nga burri i saj në Sotiritsa të Larisës, në orët e para të ditës së sotme.

Sipas informacioneve të para, 54-vjeçari shkoi nga Athina në zonë, hyri në tavernë të vëllait të saj dhe qëlloi gruan e tij rreth 8 herë. Ai më pas thirri policinë rreth orës 10.30 dhe u vetëdorëzua.

Nuk dihet ende motivet e krimit, ndërkohë që viktima prej disa kohësh ishte shpërngulur pranë të vëllait për ta ndihmuar me lokalin pasi ai ishte i sëmurë rëndë.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303