Ngjarje e tmerrshme/ Merr thikën dhe vret 3 persona në shkallët e hotelit, detajet e rënda

5ac853837de8948ef7f9b6c076ccf38c_L.jpg

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur sot në Glasgow, ku dikush ka sulmuar me thikë disa persona. Bëhet me dije se tre persona kanë vdekur në shkallët e një hotelit.

Sakaq, efektivët e armatosur kanë qëlluar mbi të, duke e ekzekutuar në vend. Rreth 20 makina policie ndodhen në vendngjarje dhe kanë bllokuar komplet rrugën, duke shkaktuar trafik të madh.

“Raportohet për tre të vdekur. Mendohet se ata janë qëlluar disa herë me thikë”, njofton BBC. Polici i lënduar ndodhet në spital dhe po merr trajtim mjekësor.

Hoteli ku ka ndodhur krimi i tmerrshëm ka qenë i mbyllur për klientët, por ishte hapur për të strehuar azilkërkuesit gjatë bllokimit të pandemisë.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303