fbpx

Ngjarje horror në në Gjirokastër, e sëmura mendore i ngul thikën infermieres

Paraditën e sotme një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër. Mësohet se një grua e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor ka shkuar në spitalin “Omer Nishani” dhe ka qëlluar me thikë një infermiere.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, kur edhe gruaja e identifikuar si Elvira S. shkoi në spital dhe qëlloi infermieren, gjendja e të cilës ende nuk dihet.

Elvira S. aktualisht është ndaluar dhe është transportuar me ambulancë në spitalin Psikiatrik në qytetin e Vlorës.