fbpx

Ngjarje tragjike/ Autobusi me 36 futbollistë bie në humnerë, ndërrojnë jetë 6 persona

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot. Bëhet me dije se 6 persona kanë humbur jetën tragjikisht. Ata ndodheshin brenda autobusit me 36 futbollistë të rinj nga Gana që ra në lumë.

Lajmi është konfirmuar nga Federata Ganeze e Futbollit, që i shpreh ngushëllimet familjarëve të viktimave.

Fëmijët kishin shkuar të regjistroheshin në District Juvenile League, ndërkohë që viktimat janë të moshave nga 12 në 16 vjeç.

Mediat lokale në Ganë raportojnë se ka edhe të tjerë persona në gjendje kritike, sikurse shkruan “Goal”.