fbpx

Ngjarje tragjike, shembet shkolla, ndërrojnë jetë 7 fëmijë

kenia.jpg

Një klasë në Nairobi, Kenia është shembur herët këtë të hënë, duke vrarë shtatë fëmijë dhe duke shkaktuar dëme të tjera. Një zëdhënës i qeverisë konfirmoi viktimat, ndërsa punëtorët e urgjencës vazhdojnë kërkimet në vendndodhje.

Shembja ndodhi në Shkollën e Mesme “Precious Talent” në Ngando Dagoretti South. Ekuipazhet e St John Ambulance u ndodhën në vendngjarje dhe shkëmbyen imazhe nga dëmtimet në mediat sociale.

“57 studentë janë dërguar në spital për trajtim dhe ne gjithashtu mund të konfirmojmë se ka pasur shtatë të vdekur,”- tha Cyrus Oguna, zëdhënësi i qeverisë së Kenias.

Sipas raporteve lokale, një mur u shemb në pronën dy katëshe rreth orës 6:50 të mëngjesit me kohën lokale, ndërkohë që fëmijët po përgatiteshin të fillonin mësimin në shkollën fillore.

Kryqi i Kuq i Kenias thonë se ata kanë ngritur një shtab informacioni dhe gjurmimi për njerëzit e prekur nga incidenti.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303