fbpx

Ngjela insiston: Reforma në Drejtësi nuk ka kthim pas, ja ç’i thashë Ramës

Avokati Spartak Ngjela ka folur sonte në mbrëmje në Euroneës Albania për ecurinë e reformës në drejtësi.

Ngjela tha se se reforma në drejtësi nuk ka kthim pas, pavarësisht kontestimeve që janë bërë ndaj këtij procesi. Garanci për këtë sipas Ngjelës janë ndërkombëtarët.

Ai zbuloi edhe këshillën që i ka dhënë kryeministrit Rama në kohën kur marrëdhënia e tij ishte ende e mirë me të.

“Çfarë interesi kanë të huajt të godasin një gjyqtar që ka pronën e ligjshme? Asnjë! Rama rrezikohet njëlloj si tre kryeministrat e tjerë. Ka një gjë: Rama e mori përsipër, dy kryeministra u rrëzuan se nuk merrnin përsipër reformën në drejtësi. Unë ja kam thënë Ramës:  Ki mendjen i thashë, do vish në pushtet, por do bësh reformën në drejtësi. Ky e pranoi, e dëshiron se dëshiron kjo është çështje tjetër. Problemi është që mazhoranca nuk tërhiqet dot, sepse mazhoranca e ka provuar njëherë se çdo të thotë të jesh kundër Amerikës. Rama nuk ka jetë pa mazhorancën socialiste”, shtoi Ngjela.