Ngjela: Një shtet dhe një bankë e pakontrolluar vidhen

ngjela-3.jpg

Avokati Spartak Ngjela i ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora komentoi shkarkimin e kreut të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori.
Ngjela tha se Shqipëria është një shtet i grabitur mes politikës dhe drejtësisë, ndërsa thekson se një shtet i pakontrolluar dhe një bankë e pakontrolluar vidhen.

Spartak Ngjela: Është brenda normave të ligjit. E kapi ligji do iki. E kapi ligji, ligji është censurë, censura është reformë. Nuk e ka justifikuar pronën do iki. Duhet ta kishin parashikuar këtë gjë.

Beti Njuma: A është e rëndë për shqiptarët që kreu i Gjykatës së Lartë të ketë pasuri të pajustifikuara?

Spartak Ngjela: E rëndë është, por kështu kanë qenë të gjithë. Një shtet i pakontrolluar dhe një bankë e pakontrolluar vidhen. Ky ishte një shtet që është grabitur midis politikës edhe drejtësisë. Pushteti gjyqësor nuk prekte gjyqësorin. Njëri shiste drejtësinë, tjetri vidhte popullin. Do vijë e kundërta, piramida ishte kështu do kthehet kështu. Nëse nuk ka pushtet të pavarur dhe të rreptë, shteti vidhet. Kjo që ka ndodhur në Shqipëri është një banditizëm i paparë ndonjëherë.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303