TË FUNDIT

Ngjitës izolues, abazhur i hedhur dhe…/ Publikohen fotot nga dhoma ku u vra barbarisht 20-vjeçarja Caroline nga bashkëshorti

Disa foto të dhomës ku u vra 20-vjeçarja Caroline nga i shoqi janë publikuar në mediat greke.

Fotografitë, të cilat përfshihen në dosjen e çështjes, përshkruajnë skenën e vdekjes, por edhe lëvizjet e 32-vjeçarit në të gdhirë të 11 majit.

Në foto shfaqet dhoma horror, ku gjithçka është kthyer përmbys, pasi Babis inskenoi grabitje për të cilën fillimisht u akuzuan shtetas shqiptarë.

Në shtrat shihet celulari i tij, pajisja që në fund e tradhtoi dhe sirtarët e përmbysur. Ndërsa shihen edhe pjesët e ngjitësit izolues që ai ka përdorur për t’i lidhur duart gruas që vrau. Në skajin tjetër të dhomës së gjumit, ka një abazhur të hedhur dhe të ndezur, pranë krevatit të Lidias së vogël.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat