Ngjyra që do bëjë diferencën në 2019

Shtëpitë e modës këtë vit janë frymëzuar shumë nga ngjyrat e forta, edhe për stinën e dimrit. Pritet që tendencat të jenë akoma edhe më interesante për vitin 2019, ku ngjyra dominante do jenë pikërisht të gjitha hijet e portokallisë. ‘Living Coral’ quhet ndryshe, e cila është ngjyra e vitit nga ekspertët e ‘Pantone Color Institute’.

Sipas ekspertëve, kjo ngjyrë e zgjedhur do shfaqet shumë në rrjete sociale si Facebook e Instagram, nga blogeret e modës.  Madje, kujtojmë që në vitet ’50 tonet e së kuqes dhe portokallisë kanë qenë shumë trend.

Pra, stilistët janë rikthyer sërish kësaj ngjyre kaq potente dhe pompoze.

Ka qenë pikërisht Marc Jacobs i pari që e nisi koleksionin e 2019-ës me këtë ngjyrë.

Lër një koment