Ngjyrat e neonit, trend i 2019-ës

bellahadida.jpg

Tendencat e 2019-ës priten që të jenë shumë të larmishme. Kombinime të shumta do të ketë si për shembull veshjet bardhë e zi, ngjyra rozë, por edhe ngjyrat e neonit.

Ngjyrat e neonit kanë qenë shumë në modë para dy vitesh, ku të gjithë preferonin ngjyrat dominante fosforeshente si portokallia, e verdha dhe e kuqja.

Ndërkohë, shumë marka të njohura të modës kanë prezantuar koleksionet e tyre pranverë-verë dhe ajo që bie më shumë në sy janë pikërisht ngjyrat e neonit.

Kështu që të gjithë bëhuni gati për këtë trend, pasi do shkëlqeni dhe do bini në sy me ngjyrat pompoze. Ngjyrat e neonit gjithnjë kanë qenë të pëlqyera, sidomos nga të rinjtë.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303