fbpx

“Ngre gishtat mbi makina”. Rama komenton takimet e Bashës me simpatizantët e PD: Injorancë dhe papërgjegjshmëri

shefi-i-qeverise-rama.jpg

Kryeministri Edi Rama ka bërë një reagim për takimet e Bashës me simpatizantët e tij. Ai i ka cilësuar sjelljet e kryedemokratit si të gabuara dhe si injorante.

Nga Fieri ku pa nisjen e vaksinimit për mësuesit, Rama tha se njerëzit duhet të bëjnë kujdes, ndërsa autoritetet do të vazhdojnë me vaksinimin, kurse ata që bëjnë takime të tilla “do mbajnë turpin e tyre”.

Pjesë nga fjala e Edi Ramës:

Është fatkeqësi e madhe që për shkaqe politike dhe për interesa partiake, dikush jep shembullin më të gabuar duke grumbulluar njerëz e duke ngritur gishtat mbi makina. Nga ana tjetër është shumë e rëndësishme që njerëzit vet të kuptojnë se kjo është një luftë për shëndetin. Një luftë për jetën, një luftë realisht për jetë a vdekje. Duhet të gjithë të bëjnë kujdes, të distancohen nga situatat absurde që tregojnë injorancë dhe papërgjegjshmëri të madhe nga ata që i krijojnë këto situata. Fushatat, zgjedhjet, vendet në parlament, karriget, postet janë të gjitha 5 me hic përpara kësaj sfide dhe përpara këtij objektivi. Ne do vazhdojmë intensivisht vaksinimin, do kërkojmë të bëhet kujdes, turpi u mbetet atyre që e kanë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303