Ngrica, rrëzohet autobusi në Shkodër, pasagjerët të bllokuar

MOS-E-FSHI.jpg

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Shkodër-Shirokë-Zogaj, ku një autobus ka dalë nga rruga si pasojë e ngricës dhe reshjeve të shumta të dëborës.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në Zogaj, e cila është më së tepërmi një pikë turistike.

Raportohet se shoferi i autobusit ka rrezikuar jetën e tij, por edhe të pasagjerëve.

Deri në këto momente, nuk është marrë asnjë veprim për të lëvizur autobusin dhe ndihmuar pasagjerët./real-news.tv

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303