fbpx

Ngrihet alarmi/ Ministria e Mbrojtjes turke jep njoftimin: Mina ruse përfundon në Stamboll

mina.png

Ministria e Mbrojtjes së Turqisë ka dalë me një njoftim lidhur me ‘trupin e huaj’ që u konstatua në Ngushticën e Bosforit në Stamboll.

Kanë qenë udhëtarët e anijeve ato që kanë konstatuar një objekt metalik me ngjyrë të zezë dhe disa pjesë të zgjatuara që dilnin prej tij.

Ministria e Mbrojtjes së Turqisë njofton se nga të dhënat paraprake duket se kemi të bëjmë me një minë detare, e prodhimit sovjetik. Ministria tha se po merren masat për largimin e saj nga Bosfori, ndërsa nuk dihet nëse ka apo jo mina të tjera që lundrojnë në këto ujëra.

Nuk dihet se si ka përfunduar kjo minë detare në Bosfor, por pak ditë më parë, ekspertët turq vunë alarmin se minat e vendosura nga Ukraina dhe Rusia në Detin e Zi mund të vinin deri në Turqi për shkak të rrymave detare dhe furtunës që përfshiu zonën sëfundmi.

Dyshimet e para janë se kjo minë ka ardhur pikërisht nga Deti i Zi në Bosfor, duke e bërë shumë të rrezikshme tani lundrimin aty.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303