Ngrihet alarmi, të hënën erëra të stuhishme në det

Drejtoria e Përgjithshme Detare, me anë të një njoftimi, ka theksuar se të hënën priten erëra të forta në det dhe stuhi.

Sipas kësaj drejtorie, bregdeti ynë do të përfshihet nga erëra me shpejtësi deri 20 m/s nga drejtimi jug-jugperëndim dhe forcë deti 7-8, shkalla Boufort.

Së fundmi është kërkuar që të gjithë subjektet që operojnë në fushës e detarisë të kenë kujdes dhe të marrin masat e nevojshme./real-news.tv