Ngrihet Komisioni për Metën, Balla: Të zbazë zyrën…

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla në një deklaratë për media, u shpreh se sa më shpejt Meta të lërë zyrën e presidentit, aq më mirëe do të ishte për vendin. Balla tha se Kuvendi është duke ngritur Komisionin Hetimor, në mënyrë që të evidentohen shkeljet.

“Në zbatim të Kushtetutës dhe rregullores së Kuvendit, jemi në fazën e ngritjes së Komisionit Hetimor për shkarkimin e presidentit të republikës së shqipërisë që është zoti Ilir Meta”, u shpreh Balla.

Kush do të jenë anëtarët e Komisionit Hetimor?

Është një vendim që iu takon grupeve parlamentare, që janë 3. Duhet të jenë 9, 11, ose 13 anëtarë, po kjo do të vijojë që të diskutohet në vijim. Ne jemi në respekt të afateve kushtetuese, sa më shumë dita kalon aq më shpejt duhet liruar vendi i presidentit.

A keni menduar për emra?

Sot është e rëndësishme që të dini punën intesive që kemi bërë ne për shkarkimin e presidentit, dhe respektimin e të gjithë rregullores

A keni një koment për deklaratat e bëra dje nga presidenti?

Unë reagimin për presidentin e kam bërë shumë të qartë dje.