fbpx

“Ngriti alarmin për rrezikun e pacientëve te infektivi”. Mjeku i kundërpërgjigjet Berishës

urgjenc.jpg

Ish-kryeministri Sali Berisha, me anë të një statusi në rrjetin social Facebook ka reaguar ashpër lidhur me situatën e krijuar në spitale fill pas zbulimit të 2 rasteve të para me koronavirus.  Sipas ish-kryeministrit, të sëmurët me koronavirus po shtrohen te infektivi ku ndodhen edhe 100 pacientë të tjerë të shtruar për shkaqe të ndryshme.

Postimi i Berishës

Mashtrim skandaloz i Edvin Çekapit dhe Ndrikull Hajnise!

Te semuret me Koronavirus i shtrojne ne Spitalin Infektiv ku jane te shtruar mbi 100 te semure me semundje te tjera infektive

Pasi deklaruan dite me pare se kane gati spitalin infektiv me 130 shtreter per rastet me koronavirus, rezulton se keta te semure po shtrohen vertet ne Spitalin e Semundjeve Infektive por ai eshte plot me te semure me semundje te tjera infektive.

Ky eshte nje akt i papergjegjshem kriminal qe kercenon ne menyren me serioze jeten e te semureve te shtruar me semundje te tjera ne ate spital dhe perhapjen me shpejtesi te epidemise.

Denoj me ashpersine me te madhe kete vendim tejet te rrezikshem per te semuret ne Spital dhe mbare shoqerine.

Per kete qellim eshte urgjente lirimi i njerit prej spitaleve te Qarkut te Tiranes dhe perdorimi i tij ekskluzivisht per te semuret me coronavirus. sb

Por në studion e emisionit “Opinion”, Ministrja e Shëndetësië Ogerta Manastirliu, tha se këto vendime nuk merren nga politika, por nga ekspertët.

“Vendimet në shëndetësi nuk merren nga politika, merren nga ekspertët. Ekspertët e komitetit shtetëror-teknik që kanë marr të gjithë masat për planin e veprimit, ku pjesë është edhe doktor Harxhi, është profesoreshë Silva Bino,  Najada  Çomo, është profesor Tritan Kalo, Albana Fico dhe janë vendime të komitetietit.

Dhe në këtë situatë ku ka shumë nevoje për ekspertë nuk ka nevoje për të bërë politikë me virusin… Ajo çfarë dua t’ju them është që plani ynë është jo vetëm i qartë, por është i mirëstudiuar vetëm për të mirën e qytetarëve”, tha Ministrja.

Ndërkohë, mjeku Arian Harxhi, iu përgjigj këmbënuljes së gazetarëve në studio, duke u shprehur se në infektiv nuk ka të sëmurë të tjerë. I gjithë spitali është evakuuar dhe është vënë në dispozicion të personave të prekur nga koronavirusi, nga mbremja e djeshme

 

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303