Ngritja e KPL dhe KLGJ, reagojnë edhe BE e OSBE

vettingu-compressor-e1518182855452.jpg

Pas zgjedhjes së gjashtë emrave, të cilët janë anëtarët e rinj të KLGJ-së ka ardhur edhe reagimi i delegacionit të BE-së në vendin tonë dhe ai i OSBE-së.

Ndërkohë që më parë pati reaguar edhe Ambasada Amerikane.

Në reagimin e saj, OSBE thotë se mirëpret ngritjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe të Këshillit të Lartë Gjyqësor, institucione të cilat sipas saj janë themelore për një sistem drejtësie plotësisht funksional, të pavarur, profesional dhe të besueshëm.

“Mirëpresim ngritjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe të Këshillit të Lartë Gjyqësor – dy institucione themelore për një sistem drejtësie plotësisht funksional, të pavarur, profesional dhe të besueshëm. Prezenca e OSBE-së në Shqipëri do të vijojë të mbështesë reformën në drejtësi, e cila do të mund të quhet e përfunduar vetëm atëherë kur të ndihet nga qytetarët shqiptarë, në jetën e tyre të përditshme, në mbarë vendin”, thuhet në reagimin e OSBE.

Ndërsa në reagimin e ambasadorit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca thuhet se kjo është një ditë e rëndësishme për Shqipërinë.

“Sot, është ndërmarrë një hap vendimtar në ndërtimin e një sistemi gjyqësor të pavarur, efikas dhe cilësor, që sjell drejtësinë për të gjithë qytetarët”, shkruan Soreca në Twitter.

Për të lexuar reagimin e ambasadës amerikane lidhur me ngritjen e KLGJ  kliko këtu

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303