Ngujimi i studentëve, zbardhet axhenda e Juridikut

drejtesia.jpg

Vijon ngujimi i studentëve në Fakultete, të cilët shprehen se nuk do ndalen derisa kryeministri tu plotësojë 8 kërkesat e tyre. Ndërkohë, studentët e Juridikut kanë bërë me dije axhendën e tyre për ditën e nesërme.

Sipas tyre, nesër do jetë sërish ditë ngujimi dhe bojkoti. Ata lajmërojnë se do u bashkohen pedagogë dhe profesorë të FDUT për mbështetje.

“Në 7 fillon ngujimi! Në orën 10 do të dalim me pankarta në oborrin e FDUT që të tregojmë që jemi shumë dhe jemi të bashkuar! Më pas, do të vijojë ngujimi brenda ambienteve të FDUT, ku do të vazhdojmë, do shikojmë dokumentarë që lidhen me kauzën tonë”, përfundon njoftimi i studentëve të Juridikut.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303