fbpx

Ngujohen me qirinj studentët

studente-1.jpg

Studentët kanë marrë një vendim drastik. Pas takimit në ambientet e Fakultetit Ekonomik nën dritën e qirinjve, studentët kanë vendosur të nisin ngujimin në ambientet e fakulteteve të tyre. Ata iu bënë thirrje studentë të tjerë që t’i bashkohen nismës e tyre për të plotësuar kërkesat e tyre.

Pas shumë mbledhjeve të organizuara, ne si studentë të Fakultetit të Ekonomisë sot fillojmë ngujimin. Kjo është vendosur dhe ne kërkojmë që të bashkohen edhe universitetet e tjera. Ne kemi vendosur të qëndrojmë ditën dhe natën të ngujuar.  Kjo formë nuk është kundër pedagogëve tanë. Qëllimi jonë është plotësimi i atyre tetë pikave. Gjithashtu presim mbështetje nga të gjitha fakultete të tjera me qëllim që kauza jonë të plotësohet sa më shpejt. Të përgjysmohen tarifat edhe për masterin“, u shprehën studentët përmes një deklarate për mediat.

Më herët, në ambientet e Fakultetit të Ekonomisë mungonte energjia elektrike, e cila u ndërpre pak para nisjes së takimit. Studentët thanë se ndërprerja e energjisë nga OSHE ishte e qëllimshme pasi energjia mungonte vetëm në këtë ndërtesë dhe jo ndërtesat e tjera përreth./real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303